Me shumë kënaqësi, Universiteti Qiriazi zhvilloi një vizitë në Shkollën e Mesme të Kombinuar “Vëllazërim-Bashkim” në Ulqin, Mali i Zi. Gjatë vizitës tonë patëm mundësinë të takoheshim nga afër me maturantët e kësaj shkolle të cilët ndodhen në fazën më të rëndësishme të jetës së tyre.
Ata u njohën me programet e studimit, stafin akademik, mundësitë e punësimit, programet Erasmus+, tarifat dhe bursat e studimit që Universiteti Qiriazi ofron për vitin akademik 2024-2025.
Mbase së shpejti ata do të jenë studentët e ardhshëm të Universitetit Qiriazi për të nisur së bashku rrugën drejt suksesit! ![]()
Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni!
+355 67 2000 874
Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029









