Shqip
Shqip

Vizitë e ambasadorit të Brazilit Z. João Tabajara de Oliveira në Universitetin Qiriazi.

Ambasadori i Brazilit, Z. João Tabajara de Oliveira Júnior, vizitoi Universitetin Qiriazi.

Ai u mirëprit nga Presidenti i institucionit, Prof. Dr. Gjokë Uldedaj dhe drejtuesi i Zyrës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Z. Viliem Kurtulaj.

Ambasadori u njoh nga afër me programet e studimit dhe mjediset e universitetit, njëkohësisht ndau momente nga Panairi i Punës i realizuar nga Universiteti Qiriazi.

Në takim u bisedua mbi mundësitë e bashkëpunimit midis Universitetit Qiriazi me universitete nga Brazili.

Gjithashtu, temë e diskutimit ishin dhe bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta midis universitetit dhe vetë Ambasadës së Brazilit në Tiranë.

#zgjidhqiriazin #universitetiqiriazi #ambasadaebrazilittiranë #university #student

Galeria