Shqip
Shqip

Trajnimin me temë “Gjenerimi i Ideve të Biznesit dhe Shkrimi i Planit të Biznesit”

Më 6 Mars 2025, në kuadër të projektit #HAI4Youth, Fondacioni Davidi, në bashkëpunim me Student Economic Forum dhe Universitetin Qiriazi, organizoi trajnimin me temë 📚“Gjenerimi i Ideve të Biznesit dhe Shkrimi i Planit të Biznesit” me lektorin PhD.c Leons Hasani 🎤.

Ky trajnim kishte për qëllim fuqizimin e njohurive të gjimnazistëve të Gjimnazit “John Kennedy” 🏫 mbi sipërmarrjen, duke u fokusuar në:

🚀 Identifikimin e ideve inovative të biznesit;

📝 Teknikat e avancuara për hartimin e planit të biznesit;

💡 Udhëzime praktike për nisjen dhe menaxhimin e projekteve sipërmarrëse;

🤝 Seanca interaktive për shkëmbimin e ideve dhe krijimin e rrjeteve profesionale;

Me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR) 🇦🇱 dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët (MSHRF) 👥, ky trajnim synon të ndihmojë të rinjtë dhe studentët të zhvillojnë aftësitë e tyre sipërmarrëse dhe të ndërmarrin hapa konkret drejt suksesit! 💼✨

E ardhmja është në vizionin e të rinjve!