Të dashur studentët tanë të ardhshëm!
Ju bëjmë me dije se regjistrimet për Ciklin e Dytë të studimeve, Master i Shkencave në Financë dhe Master i Shkencave në Administrim Biznesi, për vitin akademik 2023-2024, vijojnë të jenë të hapura deri më datë 4 Tetor 2023.
Dokumentet e nevojshme për procedurën e regjistrimit janë:
Vërtetim dhe listë notash nga IAL;
Fotokopje e ID personale;
2 fotografi;
Fotokopje e noterizuar e Dëftesës së pjekurisë/Diplomës së maturës shtetërore;
Fotokopje e noterizuar e diplomës Bachelor, bashkëlidhur me listën e notave.
Për regjistrime ju mirëpresim çdo ditë pranë ambienteve të Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029.
Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni!
mailto:[email protected]
+355 67 2000 874
Suksese!