Shqip
Shqip
Prof. As. Dr. Pashk Lekaj
Kthehu te stafi akademik

Drejtues Departamentesh dhe Zyrash

Prof. As. Dr. Pashk Lekaj

Drejtues i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit

Drejtues Departamentesh dhe Zyrash

Biografia

Prof. Asoc. Dr. Pashk Lekaj është pedagog, studiues dhe autor me një përvojë të gjatë akademike dhe profesionale në fushat e matematikës, informatikës dhe aplikimeve të tyre në shkencat bujqësore e pyjore. Aktualisht është pedagog dhe drejtues i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit pranë Kolegjit Universitar “Qiriazi”, ku ushtron veprimtarinë e tij prej vitit 2017.

Prof. Asoc. Dr. Pashk Lekaj ka përfunduar studimet për Matematikë, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, në vitet 1967–1972, si dhe një kurs njëvjeçar të specializuar në Matematikë pranë të njëjtit fakultet. Më tej, ka përfunduar studimet Master në Fakultetin e Shkencave Pyjore pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, si dhe ka ndjekur kurse të ndryshme në fushën e informatikës brenda dhe jashtë vendit.

Karriera e tij profesionale përfshin një përvojë të gjerë në arsimin parauniversitar dhe universitar.

  • 1973–1988 ka punuar në sektorin e arsimit në Pukë, përfshirë edhe detyra drejtuese.
  • 1989-2014, pedagog në Universitetin Bujqësor të Tiranës
  • 2015–2017, pedagog në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë.

Prof. Asoc. Dr. Lekaj ka një veprimtari të pasur kërkimore dhe botuese. Ai është autor dhe bashkautor i rreth 30 artikujve dhe kumtesave shkencore, të paraqitura në revista dhe konferenca kombëtare e ndërkombëtare, me tematika që përfshijnë matematikën e aplikuar, informatikën, shkencat bujqësore dhe pyjore, ekonominë, mjedisin dhe zhvillimin rural; autor dhe bashkautor i disa botimeve akademike dhe teksteve mësimore.

Ka kontribuar në hartimin e teksteve të Matematikës dhe Informatikës për arsimin parauniversitar, të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Me një karrierë mbi pesëdekadëshe në arsim, mësimdhënie dhe kërkim shkencor, Prof. Asoc. Dr. Pashk Lekaj ka dhënë një kontribut të qëndrueshëm në formimin e brezave të nxënësve dhe studentëve, si dhe në zhvillimin e mësimdhënies dhe kërkimit në fushat e matematikës dhe teknologjisë së informacionit.

  • Për kontributin e tij në arsim është vlerësuar me titullin “Mësues i Merituar” nga Kuvendi Popullor.

 

Fusha kërkimore

Interesa akademike

  • Matematikë e aplikuar dhe informatikë
  • Teknologji Informacioni dhe aplikime kompjuterike
  • Modelim dhe analizë të dhënash
  • ekonomi dhe politikat ekonomike
  • Bujqësi dhe agrobiznes
  • turizmi dhe zhvillimi i qëndrueshëm
  • klima
  • agroklima dhe shkencat e tokës

Publikime shkencore

This will close in 0 seconds