Shqip
Shqip

Rektorati

Rektorati

Rektorati është organ kolegjial që drejtohet nga rektori dhe përbëhet nga:

  1. Rektori;
  2. Zëvendës-rektori;
  3. Drejtuesit e njësive kryesore.
  4. Administratori i institucionit;

Detyrat:

  1. Harton planin strategjik të zhvillimit të institucionit, mbështetur në propozimet e njësive bazë dhe njësive kryesore të institucionit, si dhe në propozimet e administratorëve.
  2. Adreson dhe zgjidh çështjet e përditshme të procesit akademik.
  3. Rektorati mblidhet periodikisht çdo muaj dhe ka këto funksione:
  4. Merr në analizë ecurinë dhe rregullsinë e regjistrimit të studentëve të rinj në vitin akademik të radhës, mbi bazën e raportimit të dekanëve. Në këtë mbledhje ftohen edhe sekretaritë mësimore të njësive kryesore;
  5. Merr në analizë zhvillimin normal të procesit mësimor në auditore, duke asistuar në njësitë kryesore dhe njësitë bazë me të ngarkuarit e rastit nga zëvendës-rektori;
  6. Merr në shqyrtim plotësimin e stafit akademik me kohë të plotë pune, sipas planit të zhvillimit institucional dhe kërkesave reale për numrin e studentëve që ndjekin studimet në programet që zhvillojnë njësitë kryesore;
  7. Merr në analizë mbështetjen e procesit mësimor dhe shkencor nga administrata, me fonde e materiale të nevojshme.