Shqip
Shqip

QIRIAZI OPEN DAY 2023

Me moton “OPEN DOORS, OPEN FUTURE, OPEN DAY’’, Universiteti Qiriazi hapi dyert duke mirëpritur maturantë nga Tirana dhe qytete të tjera. Maturantët u njohën me stafin akademik, programet e studimit, ndërkombëtarizimin e institucionit dhe me ambjentet e Universitetit, si: laboratorët, klinikën ligjore, hapësirat sportive, ambjentet argëtuese, bibliotekën, etj.

Maturantët patën mundësinë të merrnin këshillim karriere dhe profesional nga stafi akademik, gjithashtu në dispozicion të tyre për cdo pyetje apo informacion u vunë dhe studentët, të cilët ndanë eksperiencën e tyre përgjatë studimeve.
 Gjatë vizitës u informuan për mundësitë e punësimit sezonal në Itali dhe Gjermani që ofron Universiteti Qiriazi, si dhe punësimin pas përfundimit të studimeve, etj.
 Në aktivitetin e realizuar ‘’Open Day’’ u dhuruan bursa studimi për maturantët, si dhe rezervimi i studimeve me 15 % zbritje nga tarifa ekzistuese, shumë maturantëve i besuan studimet e larta Universitetit Qiriazi.

‘’Qiriazi Fest’’ ishte mbyllja më e bukur që mund të bëhej, argëtim, muzikë, pije pa limit.

Ju urojmë suksese maturantëve, në provimet e Maturës Shtetërorë dhe falenderojmë ata që u bënë pjesë e Universitetit Qiriazi me rezervimin e studimeve.

#100vjetqiriazi #openday2023
#universitetiqiriazi

Galeria