Shqip
Shqip

Promovimi i librave me autorë dy pedagogë të Universitetit Qiriazi, Dr Ida Kruti dhe Dr. Gjovalin Gjeloshi

Në ambjentet e Universitetit Qiriazi u promovua botimi i dy librave me autorë të dy pedagogë të këtij universiteti: Dr. Ida Kruti, me librin “Psikologjia e Zhvillimit të Adoleshentëve” dhe Dr. Gjovalin Gjeloshi, me librin “Balta që s(duam)”, përmbledhje publicistike.


Ky promovim solli në ambjentet e universitetit tonë shumë personalitete të fushës akademike, publicistike dhe studentë.

Prezenca e Prof. Dr. Hamit Boriçit, emblemë e gjallë e shkencës dhe gazetarisë shqiptare, njeriut që nuk i ndahet punës edhe pse në moshën 95 vjeçare, ishte një vlerësim dhe motivim i veçantë për të gjithë.