Studentët e programit profesional “Kujdes Social dhe Shëndetësor”, viti i II, filluan praktikën profesionale pranë “Institutit të Fëmijëve që nuk Dëgjojnë”. Nën udhëheqjen e Drejtueses së Departamentit, Dr. Erjona Fusha dhe pedagoges, njëkohësisht edhe Drejtuese e Institutit, Msc. Orjola Idrizi, studentët tanë zhvilluan një takim informues dhe prezantues të mjediseve të këtij institucioni.
Në ditën e parë të praktikës, studentët u njohën edhe me rregulloren e Institutit, për të patur të qarta detyrat dhe të drejtat e tyre përgjatë kohës së zhvillimit të kësaj praktike. Gjithashtu, ata u njohën me disa nga veprimtaritë e këtij institucioni, i cili ka filluar punën e tij që në vitin 1963, si institucioni unik dhe kombëtar për arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm të fëmijëve që nuk dëgjojnë.
Në fokus të studentëve ishin edhe punët e realizuara nga fëmijët që frekuentojnë këtë institucion, duke eksploruar botën e tyre plot ngjyra. ![]()
Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni në:
+355 67 2000 874
Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029



