Shqip
Shqip

Praktikë profesionale në natyrë tek Kalaja e Petrelës

Studentët e vitit të tretë bachelor në programi Edukim Fizik dhe Sporte realizuan një aktivitet praktik në kuadër të lëndës Guidë Turistike në ambientet historike dhe natyrore të Kalasë së Petrelës.

Kjo eksperiencë në terren u mundësoi studentëve të ushtrojnë rolin e guidjerit/es turistike, duke kombinuar njohuritë teorike me praktikën e drejtpërdrejtë në një nga destinacionet më të njohura kulturore dhe rekreative të zonës së Tiranës.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të forcojë aftësitë profesionale të studentëve në drejtimin e grupeve, komunikimin efektiv dhe organizimin e aktiviteteve fizike në natyrë – si një komponent thelbësor i edukimit fizik dhe promovimit të stilit të shëndetshëm të jetesës.

🏞️ Edukim përtej auditorit, drejt zhvillimit të kompetencave profesionale!