Shqip
Shqip

Praktikë mësimore pranë Qendrës Sportive Olimpike “Feti Borova”

🧑‍🎓Studentët e Universitetit Qiriazi, viti i tretë, dega Edukim Fizik dhe Sporte, gjatë kësaj jave zhvilluan praktikën mësimore pranë Qendrës Sportive Olimpike “Feti Borova”. Ata vizituan Federatën Shqiptare të Xhudos!

Studentët të cilët po kryejnë praktikën mësimore, u pritën nga Sekretari i Përgjithshëm Z. Labo Çabo i cili prezantoi para tyre një workshop në lidhje me Funksionimn e Federatës, organet drejtuese, klubet sportive, detyrat dhe përgjegjësitë, si dhe rëndësinë që ka Xhudo si sport Olimpik dhe si pjesë e Fitnesit. Ky sport kontribuon në edukimin dhe ruajtjen e shëndetit te të rinjtë dhe të rejat, por edhe te veteranët siç janë mosha e dytë dhe e tretë!

E gjithë vëmendja e shqiptarëve tashmë është te Kampionati Europian, ku kombëtarja shqiptare pas disa javësh pritet te na bëjë krenarë me pjesëmarrjen e saj.

Studentët tanë gjithashtu gjatë këtyre ditëve kryen një vizitë pranë Federatës Shqiptare te Futbollit ⚽ Ata u pritën nga Shefi i Sektorit të Albitrimit në FSHF Z. Sokol Jareci, i cili i njohu studentët me historinë e FSHF-së, me organizimin e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombëtare, funksonimin e klubeve shqiptare. Studentët u njohën me ambientet sportive, funksionimin e departamenteve dhe administratës së FSHF-së. Gjithashtu ata vizituan qendrën e përgatitjes fizike dhe rehabilitimit të ekipit kombëtar dhe në veçanti u theksua rëndësia e pjesëmarrjes së ekipit kombëtar në Europianin e vitit 2024!

Gjatë këtyre ditëve studentët e Universitetit Qiriazi u njohën dhe u aftësuan duke përvetësuar aftësi dhe kompetenca në drejtimin, organizimin dhe administrimin e organizatave/klubeve sportive, si specialistë të ardhshëm. 😊

📌Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni!

🌐www.qiriazi.edu.al

📨 [email protected]

🌳linktr.ee/qiriazi

☎️+355 67 2000 874

📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029