Shqip
Shqip

Panairi Work and Study 2026, Elbasan

Sot në ELBASAN, Kolegji Universitar Qiriazi ishte pjesë e Panairit Work and Study 2026, ku prezantuam programet tona të studimit për maturantët dhe të rinjtë të interesuar për të vazhduar arsimin e lartë. 🎓✨
Gjatë aktivitetit patëm mundësinë të zhvillonim biseda të vlefshme me maturantët dhe vizitorë, duke ndarë informacion mbi drejtimet e studimit, mundësitë e zhvillimit profesional dhe përgatitjen praktike që ofrojmë për tregun e punës. Interesi dhe angazhimi i maturantëve e bënë këtë eksperiencë edhe më të veçantë për ne.
Faleminderit të gjithëve që vizituan stendën tonë dhe u njohën më nga afër me vizionin akademik të Kolegjit Universitar Qiriazi. 💙📚
Ndalesa e radhës është ditën e nesërme në Elbasan, ku mezi presim të takojmë maturantët dhe të vazhdojmë këtë rrugëtim produktiv informues drejt zgjedhjeve të tyre akademike dhe profesionale.