Shqip
Shqip

Në Panairin Work and Study 2026, Krujë

Sot në Krujë, Kolegji Universitar Qiriazi ishte pjesë e Panairit Work and Study 2026, duke prezantuar programet tona të studimit për të gjithë maturantët dhe të rinjtë e interesuar për të vazhduar arsimin e lartë.

Interesi ishte i madh dhe diskutimet shumë frytdhënëse. Patëm kënaqësinë të informojmë vizitorët mbi drejtimet tona, mundësitë e zhvillimit profesional dhe përgatitjen praktike që ofrojmë për tregun e punës.

Faleminderit të gjithëve që u ndalën në stendën tonë për të mësuar më shumë rreth programeve dhe vizionit tonë akademik. Ju presim të bëheni pjesë e familjes Qiriazi!