Mundësitë e punësimit në programin “KUJDES SOCIAL DHE SHËNDETËSOR”

🏫Kolegji Universitar “QIRIAZI” është gjithmonë pranë jush duke jua bërë sa më të lehtë rrugën drejt suksesit!

👩‍💻Për të gjithë studentët tanë, të cilët përfundojnë studimet 2 vjeçare në Kolegjin Profesional të Lartë në programin “KUJDES SOCIAL DHE SHËNDETËSOR” mundësitë e punësimit janë reale dhe me një sërë alternativash. E keni ju në dorë të zgjidhni se ku përkisni më mirë!

📌Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni!

📨mailto:[email protected]

🌳linktr.ee/qiriazi

☎️+355 67 2000 874

📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

Suksese!

Lajmet

Kolegji Universitar Qiriazi Lajme

Gëzuar 28 dhe 29 Nëntorin

🇦🇱 Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit.

Ceremonia e Diplomimit 2022-2023

🏫Në Kolegjin Universitar ‘’Qiriazi’’ u organizua Ceremonia e Diplomimit të studentëve që përfunduan studimet në ketë Universitet për vitin akademik 2022-2023.

🎓Në këtë ceremoni u diplomuan studentë që përfunduan studimet në programet bachelor, master i shkencave dhe ato profesionale.

👨‍🏫Presidenti i Kolegjit Universitar ‘’Qiriazi’’, Prof. Gjokë Uldedaj theksoi faktin se ‘’ Kolegji Universitar “Qiriazi” sot ka një pasaportë të rëndësishme në dorë, duke u identifikuar si Institucioni më i vjetër i Arsimit të Lartë në vend, me një histori dhe trashëgimi shekullore. Në vazhdim të traditës së krijuar, Kolegji Universitar “Qiriazi”, do të ketë në themel të strategjisë së tij, jo vetëm cilësinë akademike, kërkimin shkencor dhe transferimin e njohurive, por edhe forcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit me Institucionet më prestigjioze të vendit, me Universitetet dhe Kolegjet e vendeve perëndimore, me qëllim ndërkombëtarizimin e institucionit, për të përgatitur të diplomuar të aftë të konkurojnë në tregun e punës intelektuale, brenda dhe jashtë vendit.’’

👨‍🏫Prof. Gjokë Uldedaj, ju urojë suksese studentëve në rrugëtimin e tyre profesional, duke theksuar edhe dëshirën dhe kërkesën për të ruajtur lidhjet edhe në të ardhmen: ‘’Mos harroni se shpërblimi më i madh, për ne është suksesi dhe lumturia juaj. Por Ju kërkojë që sukseset tuaja ndajini me ne, ejani na vizitoni sa më shpesh, sepse KUQ do t’i mbajë dyert të hapura për ju. Stafet akademike dhe ato ndihmëse do të jenë kurdoherë të gatshme e të përkushtuara për t’ju ofruar gjithçka që do t’ju nevojitet për të studiuar e bashkëpunuar në kuadër të projekteve dhe të veprimtarive shkencore, për të thelluar e zgjeruar dijet dhe për të ngjitur shkallët e karrierës profesionale dhe akademike.”

👨‍💻Rektori I Universitetit, Prof. Maksim Meço, përshëndeti studentët dhe të ftuarit, duke inkurajuar të rinjtë e sapodiplomuar që të punojnë fort duke investuar në dije për të realizuar endrrat e tyre.

Forum i hapur me temë “Gratë dhe vajzat e eksp...

Në kuadër të fushatës së 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, Universiteti Qiriazi mori pjesë në forumin e hapur me temë “Gratë dhe vajzat e ekspozuara ndaj dhunës me bazë gjinore dhe aksesi i tyre tek shërbimet e ndihmës juridike falas” me pjesëmarrjen e shumë aktorëve kyç.

Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, dr. Christian Steiner, përfaqësuesja e UNDP-së, Monica Merino, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, dhe raportuesja e përgjithshme për dhunën ndaj grave në Asamblenë Parlamentare të KiE, Etilda Gjonaj, nënvizuan domosdoshmërinë e zbatimit efektiv të kuadrit politik dhe ligjor në Shqipëri në luftën kundër dhunës me bazë gjinore. Drejtësia dhe barazia gjinore janë themelet e një të ardhmeje të ndritshme.

Në këtë kontekst, vlen të përmendet se Universiteti Qiriazi është themeluar nga dy gra pionere të arsimit shqiptar, Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi, duke lënë një trashëgimi të madhe arsimore përmes vizionit dhe kontributit të tyre në arsim. Kjo trashëgimi është një shembull i fuqishëm i rolit dhe kontributit të grave në shoqërinë tonë, duke na treguar se fuqizimi i grave është katalizatori i një të ardhme më të ndritur dhe barabartë! 👩‍⚖️

22 Nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

📖 Universiteti Qiriazi, si trashëgimtare e historisë së institucioneve arsimore të ngritura nga motrat Qiriazi dhe Kristo Dako, ishin të ftuar nderi në cermonitë kremtuese në Shkup dhe Manastir gjatë festimeve të 115 vjetorit të ditëve të Alfabetit që u mbajt në qytetin shqipëtar të Manastirit.

📝 Prezenca në këto ditë të rëndësishme në Shkup dhe Manastir e autoriteteve më të larta shtetërore e qeveritare i dhanë edhe më shumë vlera këtij kremtimi solemn.

🏛️ Presidenti i Universitetit Prof. Gjokë Uldedaj sëbashku me stafin patën një angazhim maksimal dhe kontribues, duke dhuruar në bashkëpunim me ITSHKSH, ekspozitën me temë “Qiriazët themeltarët e arsimt kombëtar”. Kjo ekspozitë u vendos në ambjentet e Muzeut të Alfabetit Shqip dhe u përurua me një prezencë të një niveli të lartë pjesmarrësish. Ekspozita kishte një fond të pasur me fotografi, që pasqyruan jetën dhe veprën e familjes Qiriazi-Dako, në shërbim të arsimit kombëtar.

📚 Gjithashtu Universiteti Qiriazi, duke angazhuar edhe stafin akademik, dhuroj 4000 libra për biblotekën e Manastirit. Aktivitet në ditët e Alfabetit në qytetin e Manastirit do të kenë një vëmëndje të shtuar dhe vit pas viti nga Universiteti Qiriazi, në respekt të kontributit të rilindasve tanë në Kongresin e Manastirit, vëllezrit Gjerasim e Gjergj Qiriazi dhe motrat Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi , si dhe Kristo Dako.

Tryezë e rrumbullakët në kuadër të bashkëpun...

🗓️ Me datë 21.11.2023 u zhvillua një tryezë e rrumbullakët në kuadër të bashkëpunimit midis 2 institucioneve të arsimit të lartë, Kolegjit Universitar Wisdom dhe Kolegjit Universitar Qiriazi

🤝 Tema e takimit kishte në focus planin kombëtar për integrimin evropian 2023 – 2025, arritjet dhe prioritetet si dhe pritshmëritë që Ministria e Arsimit dhe Sportit ka nga Institucionet e Arsimit të Lartë për të arritur sa më me rigorozitet dhe efikasitet zbatimin e planit kombëtar për integrim.

🏫 Zv. Rektori I Kolegjit Universitar Wisdom, Prof. Dr. Bajram Hysa hapi takimin me fjalën e tij përshëndetëse dhe I uroj mirëseardhjen stafit akademik te Kolegjit Universitar Qiriazi. Rektori I Kolegjit Universitar Qiriazi Prof. Dr. Maksim Meço theksoi bashkëpunimin e frytshëm midis dy institucioneve, si dhe çfarë do të ishte me interes të punohej në terma afat shkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë. Të dy institucionet përfaqësoheshin nga figura të njohura në fushën e arsimit të lartë dhe me experience shumë vjeçare në fushat e tyre përkatëse. U diskutua rreth prioriteteve që Ministria e Arsimit dhe Sportit ka për të përbushur edhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Agjendës së Kombeve të Bashkuara 2030, ku Shqipëria është zotuar për t’i përmbushur dhe për të qenë pjesë në një të ardhme të afërt e Bashkimit Europian. Plani Kombëtar për Integrimin Evropian 2023 – 2025 i referohet në mënyrë të përgjithësuar, zbatimit të strategjisë kombëtare të arsimin, si një ndër prioritetet e kapitullit 26, me fokus në “sigurimin e arsimit gjithëpërfshirës dhe cilësor”. Bazuar në Progres Raportit të vitit 2022, Shqipëria është mesatarisht e përgatitur në fushën e arsimit dhe kulturës. Është bërë progres në miratimin e Strategjisë Kombëtare të Arsimit 2021 – 2026 dhe planit të veprimit.

💼 Ky takim përfundoi me një qasje proaktive ndaj diskutimeve, ku u vendos që kjo temë nxit shumë ide të cilat ndihmojnë në zhvillimin institucional si dhe atë profesional të stafit akademik dhe që do të ishte me interes nëse do të zhvillohet në nivel kombëtar dhe të ftoheshin institucionet e arsimit të lartë.

Shiko të Gjitha