Të dashur maturantë të vitit 2025!
Zgjedhja e universitetit është një nga vendimet më të rëndësishme të jetës suaj. Është rruga që do të ndikojë jo vetëm në profesionin tuaj, por edhe në mënyrën si do të ndërtoni jetën.
Sapo është mbyllur raundi i parë i aplikimeve në portalin “U-Albania” dhe është momenti i duhur që ju të bëni zgjedhjen tuaj. Kolegji Universitar “Qiriazi” është alternativa e duhur pasi është një institucion me një histori që frymëzon, me cilësi të lartë akademike dhe vizion të qartë për të ardhmen.
Programet tona të studimit në fushën e Ekonomisë, Hoteleri-Turizmit, Drejtësisë, Edukimit Fizik dhe Sporteve, Teknologjisë dhe Shkencave Sociale janë të lidhura drejtpërdrejt me tregun e punës vendas dhe ndërkombëtar. Praktikat profesionale dhe orientimi për punësim janë pjesë e pandashme e çdo programi. Të gjitha këto zhvillohen nga një staf akademik cilësor dhe i përkushtuar, me përvojë, integritet dhe pasion për dijen, që ndihmojnë studentët jo vetëm të mësojnë, por të rriten si qytetarë të denjë dhe profesionistë të aftë.
Kolegji Universitar “Qiriazi” shtrihet në një kampus bashkëkohor në Tiranë, me ambiente që ofrojnë një hapësirë moderne, të sigurt dhe frymëzuese për studim dhe zhvillim aftësish profesionale. Ndërkombëtarizimi dhe bashkëpunimi ndërkombëtar janë një mundësi reale për studentët. Partneritetet me universitete europiane dhe më gjerë krijojnë mundësi reale që studentët tanë të përfshihen në projekte kërkimore, shkëmbime akademike dhe aktivitete ndërkombëtare.
Nëse ende nuk keni vendosur, ju ftoj që në fazën përfundimtare të regjistrimit të zgjidhni Kolegjin Universitar “Qiriazi”.
Nëse nuk keni aplikuar në raundin e parë, mund të aplikoni në raundin e dytë dhe të tretë.
Zgjidhni Kolegjin Universitar “Qiriazi”, aty ku dijes i jepet shpirt dhe traditës i jepet vazhdimësi.
Trashëgimia jonë është e ardhmja juaj! Një histori që bën diferencën!
Kontakt:
mailto:[email protected]
+355 67 2000 874
Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029
Rektorati i Kolegjit Universitar Qiriazi ka miratuar zhvillimin e sezonit të vjeshtës, si dhe një sezon të përshpejtuar për studentët e viteve të fundit.
Sezoni i vjeshtës
31 gusht – 11 shtator 2026
Gjatë këtij sezoni:
* Numri i provimeve nuk duhet të tejkalojë limitin 50% + 1, sipas Rregullores së Kolegjit Universitar Qiriazi.
* Sezoni do të vlejë edhe për deri në 3 provime të mbartura nga vitet e mëparshme, pa e tejkaluar në total kufirin prej 5 ose 6 provimesh, në varësi të programit të studimit.
Për regjistrim të provimeve jeni të lutur të paraqiteni pranë sekretarisë mësimore.
🌐https://www.qiriazi.edu.al
📨mailto:[email protected]
🌳linktr.ee/qiriazi
☎️+355 67 2000 874
📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029
Kolegji Universitar “Qiriazi” njofton se Senati Akademik ka miratuar Strukturën Akademike për vitin akademik 2026–2027, e cila përcakton organizimin e procesit mësimor për të gjitha programet e studimit.
Struktura përfshin programet e ciklit të parë (Bachelor), programet e ciklit të dytë (Master i Shkencave), programet e integruara të ciklit të dytë “Master i Shkencave në Drejtësi”, si dhe programet e studimit me karakter profesional. Dokumenti përcakton kalendarin akademik, kohëzgjatjen e semestrave, periudhat e mësimit, praktikave profesionale, provimeve, riprovimeve dhe pushimeve akademike.
Viti akademik 2026–2027 fillon më 5 tetor 2026 dhe përfundon më 24 shtator 2027, në përputhje me aktet ligjore dhe vendimet përkatëse të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Ftojmë të gjithë studentët, pedagogët dhe të interesuarit të njihen me Strukturën Akademike, e cila shërben si dokumenti zyrtar orientues për organizimin e vitit akademik.
📄 Bashkëngjitur gjeni Strukturën Akademike 2026–2027 të miratuar nga Senati Akademik i Kolegjit Universitar “Qiriazi”.