Një arritje e veçantë për Fiona Rushitin, pedagoge në Kolegjin Universitar Qiriazi, e cila është tashmë mbajtëse e një titulli zyrtar Guinness World Records™.
Sipas certifikatës zyrtare të Guinness World Records, Fiona Rushiti realizoi 72 rrotullime 360 gradë duke qëndruar e varur me dhëmbë, brenda 30 sekondave (The most 360 spins hanging by the teeth in 30 seconds).
Rekordi u realizua në Tiranë, më 11 qershor 2026, dhe është certifikuar zyrtarisht nga Guinness World Records.
Kjo arritje është rezultat i një performance që kërkon forcë të jashtëzakonshme fizike, kontroll të lartë të trupit, koordinim dhe përgatitje intensive. Për komunitetin e Kolegjit Universitar Qiriazi, suksesi i Fiona Rushitit është një lajm veçanërisht i bukur, që sjell në vëmendje edhe një dimension tjetër të angazhimit dhe arritjeve të stafit tonë akademik.
Kolegji Universitar Qiriazi e uron Fiona Rushitin për këtë arritje të jashtëzakonshme dhe për regjistrimin e emrit të saj dhe të Shqipërisë në Guinness World Records!
Urime, Fiona!

