U nënshkrua ditën e sotme, 24 Tetor 2024, Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe Kolegjit Universitar “Qiriazi”.
Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi dhe Rektori i Kolegjit Universitar “Qiriazi”, Prof. Dr. Gjokë Uldedaj, formalizuan këtë partneritet, i cili do të sjellë mundësi të reja për studentët tanë në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor.
Kjo marrëveshje përfaqëson një hap përpara në fuqizimin e bashkëpunimeve akademike në vend.



