Sot në Universitetin Qiriazi, në sallën Charles Crane” u zhvillua Leksioni i Hapur me studentët e programit të integruar në Drejtësi, me temë: “Procesi i shitblerjes së shoqërive tregtare: Aspektet kontraktore”.
I ftuar special: z. Kristaq Profkola, LL.M, jurist me ekspertizë ndërkombëtare në të drejtën tregtare, i cili ndau raste konkrete dhe njohuri të vyera nga praktika ndërkombëtare.
Një mundësi unike për studentët tanë për të thelluar njohuritë në fushën e kontratave dhe procedurave ligjore që shoqërojnë marrëveshjet tregtare.








