Universiteti Qiriazi organizoi kompeticionin ‘’Future Business Idea 2023’’, për maturantët, konkurs vjetor i idesë së biznesit, ku ju ofroj maturantëve nga e gjithë Shqipëria mundësi për të eksploruar idetë e tyre kreative dhe inovative të biznesit!
Ky konkurs kishte si qëllim inkurajimin dhe nxitjen e maturantëve, rritjen e kreativitetit dhe konkretizimin e një ideje biznesi.
Idetë e përzgjedhura u vlerësuan nga një juri profesioniste: Z. Viliem Kurtulaj, Drejtues i Zyrës së Marrëdhënjeve me Jashtë dhe Projekteve, Pedagoget Edvina Polaj dhe Ornela Luka.
Dy idetë më të mira të biznesit të përzgjedhura janë:
1) Biznesi ‘’Madspace Albania’’ i cili fitoj çmimin e parë, ide e realizuar nga maturanti Erion Brahimi, Shkolla Profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë. Një projekt ide inovative për ofrimin e konsulencës ndërkombëtare për nomadët digjital, juria e solli si idenë fituese dhe një projekt që mund të realizohet në të ardhmen. Vendi i parë u shpërblye me 100% bursë studimi dhe një vlerë monetare prej 500 euro.
2) Biznesi ‘’Limi Design Furniture’’ u rendit në vëndin e dytë si ideja më e mirë e biznesit e realizuar nga maturanti i Shkollës Profesionale Kamëz, Mariglen Limi. Vendi i dytë u shpërblye me 75% bursë studimi.
Përgjatë 2 javëve maturantët u trajnuan nga staf i kualifikuar dhe profesionistësh në fushën e biznesit: si Pedagogia Dr. Marsela Resulaj dhe Z. Brian Shkodrani, Themelues i ”Smartup Digjital’’ & “Brainenergy”.
Urime dhe suksese të gjithë maturantëve pjesëmarrës, në konkretizimin e projekt ideve të biznesit. @fbi.uniqiriazi
