Shqip
Shqip

Dita kombëtare e alfabetit në Manastir

Është emocion i veçantë të festosh ditën kombëtare dhe të shenjtë të Alfabetit në Manastir.
Për drejtuesit e Universitetit “Qiriazi”, kjo festë është kthyer në një traditë të përvitshme.
Ne jemi bërë pjesë e kësaj feste me kontribute simbolike siç janë: hapja e ekspozitës me fotografi, punime shkencore historike etj.
Këtë vit një vëmëndje të shtuar ne patëm për biblotekën “Linkest”, ku në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri- Perëndimore dhe “Horizon School” nga Kosova, kemi kontribuar me paisje dhe fonde librash. Kjo bibliotekë është një iniciativë e guximshme e aktivistes, Emira Selimi.