Shqip
Shqip

Dita e dytë e panairit Work & Study 2026 në Tiranë

Sot përsëri në TIRANË, Kolegji Universitar Qiriazi ishte pjesë e Panairit Work and Study 2026, ku prezantuam programet tona të studimit për maturantët dhe të rinjtë të interesuar për të vazhduar arsimin e lartë. 🎓✨
Gjatë aktivitetit patëm mundësinë të zhvillonim biseda të vlefshme me maturantët dhe vizitorë, duke ndarë informacion mbi drejtimet e studimit, mundësitë e zhvillimit profesional dhe përgatitjen praktike që ofrojmë për tregun e punës. Interesi dhe angazhimi i maturantëve e bënë këtë eksperiencë edhe më të veçantë për ne.
Ky ishte takimi ynë i fundit në panairin Work and Study 2026, ju falenderojmë të gjithëve që vizituan stendën tonë dhe u njohën më nga afër me vizionin akademik të Kolegjit Universitar Qiriazi. 💙📚
Shihemi të premten që vjen, 27 Mars 2026, në Open Day Qiriazi 2026 🚀