Data 7 qershor përkon me Ditën Botërore të Sigurisë Ushqimore, datë e cila synon të nxisë sa më shumë veprime për zbulimin, parandalimin dhe rreziqet që mund të na vijnë nga ushqimi, e ftuar për të folur mbi këtë temë në Universitetin Qiriazi ishte Prof. Dr. Klementina Puto, shefe departamenti në Bioteknologji, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.
Leksioni i hapur u realizua me studentët e programeve “Teknologji Ushqimore” dhe “Kujdes Social dhe Shëndetësor” ku u trajtuan çeshtjet në lidhje me sigurinë dhe cilësinë ushqimore, ngrohja globale dhe rritjen e lartë të popullatës, e cila ndikon në rritjen e kërkesave për ushqim në mbarë botën.
#zgjidhqiriazin #universitetiqiriazi #100vjetqiriazi
