Tiranë, 25 maj 2022
Më 25 maj 2022, përfaqësues të Kolegjit Universitar “Qiriazi”, Dr. Altin Kulli dhe PhD Lekë Pepkolaj, morën pjesë në Konferencën Përfundimtare të projektit Erasmus+ Bologna Hub Peer Support (BHPS), organizuar nga Shërbimi Gjerman për Shkëmbim Akademik (DAAD), në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
Konferenca, e zhvilluar online, u përqendrua në vlerësimin e rezultateve të projektit, sfidat e zbatimit të Procesit të Bolonjës dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm ndërmjet institucioneve evropiane të arsimit të lartë. Diskutimet trajtuan çështje të rëndësishme si sigurimi i cilësisë, zhvillimi i kurrikulave, sistemi evropian i krediteve (ECTS), suplementi i diplomës dhe përmirësimi i praktikave të mësimdhënies.
Pjesëmarrja në këtë aktivitet kontribuon në shkëmbimin e përvojave dhe njohjen me praktikat evropiane për përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë.