Sot në ambientet e Kolegjit Universitar Qiriazi u zhvillua me sukses aktiviteti “Inside the United Nations: Building a Career in International Organizations”.
Studentët patën mundësinë të mësojnë më shumë mbi rrugëtimin drejt një karriere në organizatat ndërkombëtare, sfidat dhe mundësitë që ofron sistemi i OKB-së, si dhe të dëgjojnë përvoja reale nga brenda këtij ekosistemi global.
Një falënderim i veçantë për znj. Bora Dika për ndarjen e eksperiencës dhe këshillave të vlefshme që frymëzuan studentët tanë të mendojnë përtej kufijve.

