Shqip
Shqip

Aktiviteti “Faktet përballë akuzave – Simulim Seancë Gjyqësore” në Klinikën Ligjore Qiriazi

Sot në ambientet e Klinikës Ligjore Qiriazi u zhvillua aktiviteti “Faktet përballë akuzave – Simulim Seancë Gjyqësore”, një eksperiencë praktike që i vendosi studentët e Fakultetit të Drejtësisë përballë roleve reale të një procesi gjyqësor.
Përmes këtij simulimi, studentët patën mundësinë të aplikojnë në praktikë njohuritë teorike të fituara gjatë studimeve, duke zhvilluar aftësi të rëndësishme profesionale si argumentimi juridik, analiza e provave dhe komunikimi në sallën e gjyqit.
Aktiviteti u organizua nga Fakulteti i Drejtësisë në bashkëpunim me Klubin e Debatit dhe u drejtua nga Dr. Proc. Sara Uldedaj, e cila udhëhoqi studentët gjatë gjithë procesit të simulimit, duke e kthyer këtë seancë në një përvojë të vlefshme akademike dhe profesionale.
Në Kolegjin Universitar Qiriazi, teoria dhe praktika ndërthuren për të përgatitur juristët e së nesërmes. ⚖️📚
☎️+355 67 2000 874
📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

This will close in 0 seconds