Shqip
Shqip

Workshop me fokus ndërtimin e CV-së.

Në mjediset e Universitetit Qiriazi u zhvillua një workshop i cili kishte në fokus ndërtimin e CV-së, shkrimin e letrës së motivimit dhe përgatitjen për intervistë pune. 

Drejtuesi i Zyrës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Menaxhimit të Projekteve, Viliem Kurtulaj dhe Anxhela Uldedaj, pjesë e së njëjtës zyrë, i ofruan studentëve një shpjegim me hapa specifikë për secilën pikë të workshopit.

Ky aktivitet për studentët i paraprin Panairit të Punës i cili do të zhvillohet në ambientet e Universitetit Qiriazi më datë 15 Qershor.

#zgjidhqiriazin #universitetiqiriazi #100vjetqiriazi #curriculumvitae #interview #motivationletter

Galeria