Shqip
Shqip

Program i ri studimi në Kolegjin Universitar “Qiriazi”: Master i Shkencave në “Mësuesi në Edukim Fizik, Sporte dhe Shëndet”

Kolegji Universitar “Qiriazi” zgjeron ofertën e tij akademike me një program të ri studimi të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Mësuesi në Edukim Fizik, Sporte dhe Shëndet”.

Programi është hapur me Urdhrin nr. 280, datë 30.06.2026, të Ministrit të Arsimit, dhe do të ofrohet pranë Fakultetit të Edukimit, Shkencave Sociale dhe Sportit të Kolegjit Universitar “Qiriazi”.

Programi synon formimin e avancuar akademik dhe profesional në fushën e edukimit fizik, sportit dhe shëndetit, duke ndërthurur njohuritë shkencore me kompetencat pedagogjike dhe profesionale të nevojshme për mësimdhënien dhe veprimtarinë në këtë fushë.

Studimet zhvillohen me kohë të plotë, në gjuhën shqipe, kanë një kohëzgjatje prej 2 vitesh akademike (4 semestra) dhe përfshijnë 120 kredite ECTS. Në përfundim të programit lëshohet diploma Master i Shkencave” në “Mësuesi në Edukim Fizik, Sporte dhe Shëndet”, e referuar në Nivelin 7 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve.

Hapja e këtij programi përbën një tjetër hap në zgjerimin dhe diversifikimin e ofertës akademike të Kolegjit Universitar “Qiriazi”, duke krijuar mundësi të reja për vijimin e studimeve të ciklit të dytë dhe për zhvillimin e mëtejshëm profesional në fushën e edukimit fizik, sportit dhe shëndetit.

  • Kodi i programit: 72MS0188S
  • Kohëzgjatja: 2 vite akademike / 4 semestra
  • Kredite: 120 ECTS
  • Forma e studimit: Me kohë të plotë
  • Gjuha e studimit: Shqip
  • Niveli i kualifikimit: Niveli 7, KSHK

Urdhri nr. 280, datë 30.06.2026, i Ministrit të Arsimit – për hapjen e programit të studimit