Shqip
Shqip

Workshop-in ndërkombëtar me temë “Ndryshimet Klimatike dhe Korrupsioni”.

Interesi i lartë dhe profili premtues i aplikantëve kanë sjellë zgjerimin e numrit të vendeve të disponueshme për workshop-in ndërkombëtar të organizuar nga UNODC, me temë “Ndryshimet Klimatike dhe Korrupsioni”.
Për t’u dhënë mundësi edhe kandidatëve të tjerë të bëhen pjesë e këtij aktiviteti, afati i aplikimeve është shtyrë deri më 22 korrik 2026.
Workshop-i do të zhvillohet më 10–11 shtator 2026, në gjuhën angleze, dhe pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë nga UNODC GRACE Initiative.
Ftojmë studentët dhe të rinjtë e interesuar të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e diskutimeve mbi një nga sfidat më të rëndësishme globale të kohës sonë.