Shqip
Shqip

Universiteti Qiriazi në Panairin e Edukimit Kosovë

Panairi i Edukimit është ngjarja e vetme dhe më e madhe e arsimit në Kosovë që bashkon mbi qindra profesionistë, pedagogë të specializuar, dhe institucione arsimore. Padyshim në një event ku arsimi dhe zhvillimi është kryefjalë e tij, Universiteti Qiriazi nuk mund të mungojë!

Edicioni i 16-të i këtij panairi do të zhvillohet në datat 16-17 Prill në “Sallën 1 Tetori” në Prishtinë. Stenda e Universitetit Qiriazi, së bashku me një pjesë të stafit akademik, ju mirëpresin për të ndarë së bashku mendime, opinione dhe njohuri mbi zhvillimin dhe përgatitjen e brezave të rinj.

📅 𝟏𝟔-𝟏𝟕 𝐏𝐫𝐢𝐥𝐥

⏰ 𝟭𝟬:𝟬𝟬-𝟭𝟲:𝟬𝟬

📍 Salla 1 Tetori Prishtinë