Energji, Ide dhe Vizion – të Rinjtë në Qendër të Sipërmarrjes! ![]()
![]()
Në bashkëpunim të ngushtë mes Fondacionit Davidi, Student Economic Forum dhe Universitetit Qiriazi, më 13 Mars 2025 u zhvillua me shumë sukses trajnimi i radhës në kuadër të projektit #HAI4Youth
, me temën:
“Gjenerimi i Ideve të Biznesit dhe Shkrimi i Planit të Biznesit” ![]()
.
Lektori ynë, PhD.c Leons Hasani
, solli një atmosferë dinamike dhe frymëzuese për nxënësit e Gjimnazit “John Kennedy”
, duke i udhëhequr ata drejtë hartimit dhe zhvillimit të një plani konkret biznesi
.
Gjatë këtij trajnimi:
Diskutuam rreth ideve inovative që mund të lindin nga nevojat e konsumatorëve;
Mësuam teknika të thjeshta por shumë efikase për të shkruar një plan biznesi;
Ndamë eksperienca, ide dhe kendveshtime mbi botën e sipërmarrjes.
Ky trajnim realizohet me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR)
dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët (MSHRF)
.
Ne besojmë fort në fuqinë që kanë të rinjtë për të ndërtuar të ardhmen e tyre brenda vendit![]()
![]()
.






