Shqip
Shqip

Trajnim me temë “Tregu i Punës dhe ndërtimi i një profili profesional”

🏫Universiteti “Qiriazi” në bashkëpunim me projektin “Aftësi për punë” i cili zbatohet nga Swisscontact në Shqipëri dhe Shkollën profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë, organizuan Trajnimin me temë “Tregu i Punës dhe ndërtimi i një profili profesional”.

👩‍💻Trajnimi u realizua nga pedagogia e Universitetit “Qiriazi” Dr. Marsela Resulaj dhe Zyra e Marketingut dhe Aktiviteteve, përfaqësuar nga MSc. Majlinda Prendi.

🧑‍🎓Në qëndër të këtij takimi u vendosën nxënësit e shkollës “Kolin Gjoka”, qëllimi kryesor ishte njohja e tyre me tregun e punës sot në Shqipëri, hapat e parë në tregun e punës për të rinjtë, metodologjitë e përdorura, platformat dixhitale, ndërtimi i një CV sipas formatit Europass, udhëzues mbi mënyrat si të aplikojmë për punë, etj.👩🏻‍🎓

📄Në fund të trajnimit nxënësit u pajisën me çertifikata pjesëmarrje.

Galeria