Teknologjia, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe inovacioni po transformojnë mënyrën se si universitetet ndërtojnë të ardhmen e arsimit.
Më 17 Qershor 2026, Kolegji Universitar Qiriazi organizon një trajnim të dedikuar për pedagogët, i ndarë në dy sesione që trajtojnë disa nga zhvillimet më të rëndësishme në arsimin e lartë.

Në sesionin e parë, Prof. Asoc. Dr. Endrit Xhina do të prezantojë mënyrat se si Inteligjenca Artificiale po transformon universitetet, komunikimin me studentët, proceset administrative dhe eksperiencën akademike.

Në sesionin e dytë, Dr. Altin Kulli do të prezantojë mundësitë që ofron programi CEEPUS për mobilitet akademik, shkëmbime universitare dhe bashkëpunime ndërkombëtare.
Ky trajnim synon të ofrojë njohuri praktike, perspektiva bashkëkohore dhe mundësi të reja zhvillimi profesional për stafin akademik.

Salla “Kristo Dako”, Kolegji Universitar Qiriazi

17 Qershor 2026

12:30 – 13:45

+355 67 2000 874

Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029