Shqip
Shqip

Stafi ynë akademik është gati të formojë profesionistët e ardhshëm ligjor dhe administrativ!

Qëllimi i programit “Asistent Ligjor dhe Administrativ” në Kolegjin Universitar Qiriazi është të përgatisë studentë të aftë për të ndërtuar një profil teknik asistencial. Ky program ka për synim të përgatisë një profil asistenti, i aftë për të marrë përgjegjësi dhe të jetë në gjendje të menaxhojë në autonomi zyra të burimeve njerëzore, sekretaritë administrative apo aparatin tekniko- funksional të zyrave ligjore, kontabilitetit etj.

Në përfundim të studimeve të tyre, studentët:

-Do të fitojnë njohuri dhe aftësi teorike dhe praktike që lidhen me organizimin dhe menaxhimin e një zyre ekzekutive, në përputhje me zhvillimet e tregut të punës;

-Do të pajisen me aftësi kompjuterike dhe informatike mbi përdorimin e aplikacioneve dhe programeve kompjuterike, të paisjeve të ndryshme të zyrës;

-Do të fitojnë aftësi komunikimi publik dhe njohja me konceptet bazë të etikës;

-Do të pajisen me njohuri për të hartuar korrespondenca administrative, tregtare, raporte dhe dokumentacione të tjera, përgjigje me shkrim për letra biznesi, letra teknike dhe korrespondenca të tjera të ngjashme, sipas procedurave të paracaktuara.

Ju mirëpresim! ☺️

📌Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni në:

🌐www.qiriazi.edu.al

📨 [email protected]

🌳linktr.ee/qiriazi

☎️+355 67 2000 874

📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029