Shqip
Shqip
Dr. Proc. Leons Hasani
Kthehu te stafi akademik

Stafi Mësimdhënës

Dr. (proces) Leons Hasani

Departamenti i Menaxhim Biznesit

Departamenti i Menaxhim Biznesit

Biografia

Dr. (proces) Leons Hasani është pedagog pranë Kolegjit Universitar Qiriazi, në Departamentin e Menaxhimit Biznesit. Formimi i tij akademik është në fushën e ekonomisë dhe politikave të zhvillimit rural, me studime Bachelor dhe Master i Shkencave në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Përvoja e tij në arsimin e lartë përfshin gjithashtu angazhime si pedagog i jashtëm në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Fushat e mësimdhënies së tij përfshijnë mikroekonominë, historinë e mendimit ekonomik, komunikimin në biznes, marketingun agroushqimor, drejtimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe menaxhimin në hoteleri dhe turizëm.

Në veprimtarinë kërkimore, ka kontribuar si bashkautor në studimin mbi shërbimet këshillimore dhe nevojat e agrobiznesit në rrethin e Kolonjës, të përfshirë në përmbledhjen e abstrakteve të Konferencës Ndërkombëtare për Kërkimin dhe Edukimin, ICRAE 2015. Studimi trajton nevojat e fermerëve dhe të agrobizneseve për këshillim, cilësinë e shërbimeve publike këshillimore dhe mundësitë për përmirësimin e tyre.

Krahas mësimdhënies, është angazhuar në nisma për përfaqësimin studentor, zhvillimin e lidershipit rinor dhe pjesëmarrjen qytetare. Në vitin 2014 themeloi Student Economic Forum, ndërsa në vitin 2016 themeloi Albanian Young Leaders Forum. Po në vitin 2016, u zgjodh përfaqësues i studentëve në Senatin Akademik të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Fusha kërkimore

Interesa akademike

  • Ekonomia bujqësore
  • Shkenca e mjedisit
  • Ekologjia teorike e prodhimit
  • Makroekonomia
  • Marketingu
  • E drejta dhe ekonomia
  • Politika sociale
  • Sociologjia urbane dhe rurale
  • Teoria sociologjike

Kërkim & Botime

Publikime shkencore

Publikimet do të shtohen së shpejti.