Biografia
Dr. Kozeta Vuksanlekaj është juriste, pedagoge dhe kërkuese shkencore, me përvojë mbi 22-vjeçare në administratën publike, në pozicione ekzekutive dhe drejtuese, si dhe me përvojë në mësimdhënie në institucione publike dhe private të arsimit të lartë. Gjatë periudhës 2025–2026 ka ushtruar detyrën e Drejtueses së Departamentit të së Drejtës Civile dhe të Biznesit pranë Kolegjit Universitar “Qiriazi”. Aktualisht angazhohet si lektore.
Ka përfunduar studimet universitare në Drejtësi në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër (2000), si dhe një program pasuniversitar në Administratë Publike pranë të njëjtit universitet (2007). Në vitin 2011 ka përfunduar studimet Master në të Drejtën Kushtetuese-Administrative në Universitetin e Prishtinës, ku në vitin 2020 ka fituar gradën shkencore “Doktor” në Shkenca Juridike, me disertacionin “Parimi i meritës në shërbimin civil si faktor kyç në reformimin e administratës publike në Shqipëri dhe Kosovë”.
Përvoja e saj profesionale përfshin administratën publike, qeverisjen vendore, prokurimin publik dhe menaxhimin e projekteve ndërkombëtare, përfshirë projekte të financuara në kuadër të programeve MED dhe IPA Adriatic CBC.
Nga viti 2024 është anëtare e Tryezës së Partneritetit për Integrimin Europian, në kuadër të Kapitullit 5 “Prokurimi Publik”, me fokus përafrimin e legjislacionit kombëtar me acquis të Bashkimit Europian.
Veprimtaria e Dr. Vuksanlekajakademike dhe kërkimore përqendrohet në të drejtën kushtetuese dhe administrative, reformën e administratës publike, shërbimin civil, qeverisjen vendore dhe integrimin europian. Është autore e artikujve shkencorë të botuar në revista kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka marrë pjesë me referime në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

