Libri paraqet një trajtim të gjerë dhe bashkëkohor të adoleshencës, duke ndërthurur njohuritë teorike me rezultatet e studimeve empirike në terren. I konceptuar kryesisht për studentët e psikologjisë, zhvillimit, mësuesisë dhe psikologjisë shkollore, botimi synon të plotësojë mungesën e literaturës së specializuar në gjuhën shqipe. Përmes një terminologjie shkencore dhe bibliografie të pasur, ai analizon zhvillimin psikologjik dhe social të adoleshentëve, si edhe sfidat me të cilat përballen vetë ata, prindërit, mësuesit, psikologët dhe shoqëria. Libri shërben si burim akademik dhe praktik për studentët, pedagogët, profesionistët e fushës dhe lexuesit e interesuar për problematikat e adoleshencës.