Biografia
Bora Qevani është asistent lektore dhe kërkuese në fushën e sistemeve të informacionit, informatikës ekonomike dhe analizës së biznesit. Ka përfunduar studimet Bachelor në Informatikë Ekonomike në Universitetin e Tiranës (2018–2021) dhe studimet Master i Shkencave në Sisteme Informacioni në Ekonomi në të njëjtin universitet (2021–2023). Aktualisht është kandidate për gradën shkencore “Doktor” (PhD Candidate).
Krahas angazhimit akademik, ka përvojë profesionale në fushën e teknologjisë së informacionit dhe analizës së biznesit. Aktualisht punon si IT Business Analyst, me fokus në analizën dhe dokumentimin e proceseve të biznesit, identifikimin e kërkesave funksionale, hartimin e specifikimeve të sistemeve dhe koordinimin ndërmjet nevojave të përdoruesve dhe ekipeve të zhvillimit.
Përvoja e mëparshme profesionale përfshin pozicione si Mendix Developer & Business Analyst dhe Software Developer, si dhe një praktikë profesionale pranë Bankës së Shqipërisë në fushën e teknologjisë së informacionit. Ekspertiza përfshin zhvillimin dhe testimin e aplikacioneve, metodologjitë Agile/Scrum, analizën dhe optimizimin e proceseve dhe zhvillimin e zgjidhjeve teknologjike.
