Biografia
Dr. (proces) Antigona Ibrahimi është pedagoge në Departamentin e Menaxhim Biznesit, pranë Fakultetit të Ekonomisë, në Kolegjin Universitar Qiriazi, ku është angazhuar që prej vitit 2023. Formimi i saj akademik ndërthur administrimin e biznesit me punën sociale, ndërsa përvoja profesionale përfshin mësimdhënien, marketingun, marrëdhëniet me publikun dhe administratën vendore.
Ka përfunduar studimet Bachelor në Punë Sociale në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, gjatë periudhës 2014–2017, dhe studimet Master i Shkencave në Administrim Biznesi në Kolegjin Universitar Qiriazi, gjatë periudhës 2021–2023. Që prej vitit 2023, ndjek studimet e doktoraturës pranë Universitetit Europian të Tiranës, në Departamentin e Shkencave Sociale dhe të Sjelljes.
Përpara angazhimit në arsimin e lartë, ka ushtruar detyrën e koordinatores për marketing në Teatrin “Muharrem Qena” në Mitrovicë, si dhe ka punuar në Komunën e Mitrovicës si shefe kabineti dhe zyrtare për marrëdhëniet me publikun.
- 2023 – në vijim Studime doktorature, Departamenti i Shkencave Sociale dhe të Sjelljes, Universiteti Europian i Tiranës.
- 2021–2023 Master i Shkencave në Administrim Biznesi, Fakulteti i Ekonomisë, Kolegji Universitar Qiriazi.
- 2014–2017 Bachelor në Punë Sociale, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës.

