Këshilli Studentor i Kolegjit Universitar Qiriazi organizoi një aktivitet humanitar me rastin e festave të fundvitit, duke mbledhur dhe shpërndarë ndihma për familjet në nevojë.
Ky aktivitet, tashmë i kthyer në një traditë të studentëve të Kolegjit Universitar Qiriazi, vë në pah angazhimin dhe mbështetjen e pandërprerë të universitetit për komunitetet në nevojë. Kjo nismë është një shembull i qartë i vlerave të solidaritetit dhe kujdesit që Kolegji Universitar Qiriazi promovon vazhdimisht.
🤝 Faleminderit të gjithë studentëve, stafit dhe donatorëve që kontribuan me përkushtim dhe dashuri për të sjellë pak më shumë gëzim në jetën e këtyre familjeve! Mbështetja juaj është ajo që e bën të mundur realizimin e këtyre nismave të bukura dhe domethënëse.
Le të vazhdojmë ta forcojmë këtë traditë dhe të jemi gjithmonë një burim shprese dhe ndihme për ata që kanë më shumë nevojë!




