Maturantë, e dimë që përzgjedhja e universitetit, të cilit do t’i besoni vitet tuaja të studimit është e vështirë, stresuese, tunduese për shkak të shumë alternativave që ju ofrohen e mbi të gjitha shumë e rëndësishme. Por çdo gjë bëhet mëse e qartë dhe e kuptueshme, nëse shikoni përtej mureve të universitetit.
Mirë se vini në Kolegjin Universitar Qiriazi! Aty ku teoria takohet me praktikën, pasioni me mundësitë dhe vullneti me punën. Ne e themi shpesh dhe e besojmë fort, se dashuria për dijen, është i vetmii çelës në jetë që të hap dyert e suksesit. Të mësosh, të përpiqesh, të provosh, të ringrihesh, të mos dorëzohesh, të besosh te vetja, të kërkosh të tjera shanse, të mos humbasësh asnjë mundësi, përsëri, përsëri, përsëri…të gjitha për një qëllim – të realizosh ëndrrën!
Ky rrugëtim, kalohet me sukses nëse zgjedh dorën e duhur, e cila do të të ndihmojë të hapësh derën e duhur për të ardhmen tënde. Kolegji Universitar Qiriazi është aleati juaj më i mirë!
Pse ne? Shumë e thjeshtë!
Stafi ynë akademik, përbëhet nga doktorë dhe profesorë me grada, tituj dhje përvojë shumëvjeçare në arsim. Formimi, dija dhe eksperienca e tyre, bën të mundur që të gjejnë metodat ideale, për të formuar breza të talentuar dhe të përgatitur për tregun e punës. Nëse në mendjen tuaj keni krijuar tanimë “panoramën autoritare” në raportin pedagog-student, fshijeni! Në Universitetin Qiriazi, i gjithë stafi akademik, është gjithmonë në të njëjtin rrjesht me studentin, duke u treguar empatik, duke i zgjatuar dorën aty ku ka nevojë, duke e këshilluar e duke e bërë të kuptojë sa vlen.
Shumëllojshmëria e programeve është një tjetër pikë e fortë e jona. Ne ofrojmë diploma profesionale, bachelor dhe master. Të gjitha programet tona janë të akredituara. Ju mund të zgjidhni një nga programet në:
-Fakultetin e Ekonomisë;
-Fakultetiin e Drejtësisë;
-Fakultetin e Shkencave Sociale & Sportit;
– Kolegjin e Lartë Profesional.
Laboratorët janë një PO e madhë në Universitetin Qiriazi. Ne jemi gjithmonë pro idesë se teoria pa praktikë, krijon tek studentët hendeqe të mëdha. Praktika, vë në zbatim dijet, duke i përgatitur ata për tregun e punës. Ne ofrojmë për studentët tanë 6 laboratorë, me kushte dhe ambiente optimale.
Përmendim këtu:
-Laboratori i Teknologjisë Ushqimore “Abdyl Sinani”;
-Laboratori i Teknologjisë së Informacionit;
-Laboratori i Shkencave të Aplikuara dhe Kontabilitetit;
-Kabineti I Hoteleri -Turizëm “Kristo Dako”;
-Klinika Ligjore;
-Kabineti i informatikës.
Kampusi bashkëkohor, që në të njëjtën kohë përmban një histori shumëvjecare, krijon një standart të ri për universitetet në vendin tonë. Hapësira të gjelbra, fusha sportive, kafene, hapësira pushimi, gjithçka që i duhet një studenti për të shijuar vitet e tij universitare.
Një tjetër pikë të cilën çdo student e përqafon menjëherë është programi Eramsus+. Universiteti Qiriazi bashkëpunon me universitet me dinjitoze në Europë e më gjerë, për t’ju ofruar studentëve tanë përvoja të reja. Kroaci, Azerbajxhan, Hungari, Çeki, Spanjë, Turqi, janë vetëm një pjesë shumë e vogël e programeve Erasmus+ përgjatë këtij viti në Kolegjin Universitar Qiriazi. Studentët tanë kanë mundësi të zhvillohen, të studiojnë, të njohin kultura të reja dhe të shkëmbejnë përvoja në qytete të ndryshme të botës, duke hapur kështu horizontin e tyre.
Sa i takon akomodimit, edhe kjo është “çështje” e zgjidhur. Vetëm 50 metra larg kampusit të Universitetit, ndodhen konviktet për vajza dhe djem. Kushte të mira jetese dhe të pajisura me të gjitha fasilitetet për studentët, konviktet janë një alternativë mjaft komode sa i përket vendndodhjes. Në këtë mënyrë ju keni eliminuar jo vetëm stresin e vendbanimit por edhe atë të transportit apo vonesave nga trafiku i rënduar i qytetit.
Të fundit, por jo nga rëndësia janë bursat që në ofrojmë. Për të qenë krahu i djathtë i potencialit tuaj, ne ofrojmë 3 modele bursash studimi.
Bursa Ekselence me kriter mesataren.
-Studentët me mesatare 8-9 përfitojnë 25% të bursës;
-Studentët me mesatare 9-9.5 përfitojnë 50% të bursës;
-Studentët me mesatare mbi 9.5 përfitojnë 100% të bursës së plotë.
Bursa Talenti për studentët profesionistë në fusha si:
-Sport;
-Art;
-Lidership;
-IT.
Bursa Sociale për studentët jetimë, me aftësi të kufizuara dhe ndihmë sociale.
Tani, e kuptove pse Kolegji Universitar Qiriazi është zgjedhja e duhur për ty? 🙂
Njoftimi i plotë : SHPALLEN THIRRJET PËR KANDIDATURA NË KLGJ DHE KLP
Ka njerëz që mendojnë se financa është vetëm për ata që duan të punojnë në banka apo të merren me tabela Excel-i gjithë jetën. Dhe pikërisht këtu nis keqkuptimi më i madh për këtë degë.
Sepse e vërteta është shumë më e thjeshtë: financa nuk ka të bëjë vetëm me profesionin. Ka të bëjë me mënyrën si funksionon bota.
Në një kohë ku të gjithë flasin për para, investime, kredi, biznese, inflacion, tregje dhe sukses financiar, të kuptosh financën po bëhet një nga aftësitë më të rëndësishme të jetës moderne. Jo sepse të gjithë do të bëhen financierë, por sepse të gjithë do të marrin vendime që lidhen me paranë.
Dikush do të hapë një biznes.
Dikush tjetër do të menaxhojë një kompani.
Dikush do të investojë.
Dikush do të marrë një kredi.
Dikush do të punojë në marketing, teknologji apo menaxhim, por përsëri do të duhet të kuptojë si funksionojnë kostot, fitimi dhe vendimmarrja financiare.
Dhe këtu ndryshon mënyra si duhet parë kjo degë.
Financa nuk është thjesht matematikë. Është logjikë. Është analizë. Është aftësia për të kuptuar rrezikun, mundësinë dhe mënyrën si lëviz ekonomia reale.
Brezi i sotëm jeton në një botë shumë më të shpejtë sesa më parë. Një botë ku informacioni qarkullon me sekonda, tregjet ndryshojnë vazhdimisht dhe teknologjia po transformon mënyrën si punojmë, blejmë dhe investojmë. Në këtë realitet, njerëzit që dinë të lexojnë shifrat dhe të kuptojnë ekonominë kanë avantazh real.
Por një tjetër gabim që bëhet shpesh është ideja se financa është “degë e ftohtë” apo pa kreativitet. Në fakt, pas çdo vendimi të madh biznesi, pas çdo strategjie rritjeje dhe pas çdo kompanie që arrin sukses, ekziston dikush që di të analizojë, të planifikojë dhe të marrë vendime financiare inteligjente.
Kjo është arsyeja pse programi i Financës në Kolegjin Universitar Qiriazi nuk fokusohet vetëm te teoria, por te përgatitja e studentëve për një treg pune që kërkon njerëz praktikë, analitikë dhe të aftë për të menduar strategjikisht.
Studentët përballen me situata reale, zhvillojnë aftësi menaxhimi dhe analize financiare, si edhe kuptojnë mënyrën si funksionon ekonomia moderne në praktikë. Sepse sot kompanitë nuk kërkojnë vetëm diploma. Kërkojnë njerëz që dinë të marrin vendime.
Dhe ndoshta kjo është arsyeja pse financa po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme, edhe për njerëzit që nuk e shohin veten si “financierë”.
Sepse në fund, jo të gjithë do të punojnë në financë. Por të gjithë do të jetojnë në një botë që drejtohet nga ajo.
