Njoftim i rëndësishëm!!!
Shtyhet afati i REGJISTRIMEVE në Universitet për vitin akademik 2024-2025.
Kandidatët që janë pjesë e portalit U-Albania dhe që rezultojnë të pa regjistruar në asnjë program studimi, kanë tẽ drejtën e regjistrimit në ato programe ku ka ende kuota të paplotësuara.
Regjistrimi mund të bëhet në të gjitha IAL-të, pavarësisht aplikimeve në raundet e mëparshme.
Afati i ri i regjistrimeve është: 30 tetor – 08 nëntor 2024.
Sekretaritë mësimore do të kryejnë regjistrimin e studentëve në portalin U-Albania brenda këtij afati kohor.
Ju lutemi, tregohuni të kujdesshëm gjatë gjithë procesit në plotësimin e të dhënave, në mënyrë që të mos përballeni me problematika.
Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni në:
+355 67 2000 874
Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029
