Shqip
Shqip

Shpallja e listave të kandidatëve për programin e studimit “Edukimi Fizik dhe Sportet”

Kolegji Universitar “Qiriazi” njofton shpalljen e listave zyrtare të kandidatëve që kanë aplikuar në raundin e parë të pranimeve përmes portalit U-Albania, për programin e studimit “Edukimi Fizik dhe Sportet”, i cili kërkon zhvillimin e konkursit të pranimit si pjesë e procesit të përzgjedhjes.

Konkursi do të zhvillohet në këto data dhe fashë orari:

13 – 15 gusht 2025, ora 08:00 – 16:00

16 gusht 2025, ora 08:00 – 12:00

18 – 20 gusht 2025, ora 08:00 – 16:00

Të gjithë kandidatët e përfshirë në listat zyrtare duhet të paraqiten në ambientet e universitetit sipas datave dhe fashës orare të përcaktuar, për të ndjekur procedurat e konkursit.

Për më shumë informacion mbi dokumentacionin e nevojshëm dhe mënyrën e organizimit të konkursit, ju lutem kontaktoni në:

Email: [email protected] 

Telefon: +355 672000874