Të dashur studentët tanë të ardhshëm, erdhi momenti i shumëpritur!
Kolegji Universitar Qiriazi me shumë kënaqësi ju njofton se janë shpallur listat me emrat e kandidatëve fitues për raundin e parë të aplikimeve, për Kolegjin Universitar Qiriazi.
Regjistrimet për studentët fitues do të zhvillohen në datat 29 Gusht-11 Shtator pranë sekretarisë mësimore në ambientet e Kolegjit Universitar Qiriazi.
Dokumentat e nevojshme që duhet të keni me vete për procedurën e regjistrimit janë si më poshtë:
Fotokopje e noterizuar e Diplomës së Maturës Shtetërore ose Dëftesa e Pjekurisë, sëbashku me çertifikatën e notave;
Fotokopje e kartës së identitetit;
Dy fotografi;
Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni!
mailto:[email protected]
+355 67 2000 874
Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029
Sukese!
