Shqip
Shqip

Programi “Teknologji Ushqimore” në Kolegjin Universitar Qiriazi përmban 3 profile

Ku i kemi studentët e apasionuar pas teknologjisë ushqimore dhe teknologjisë së pijeve? Ky postim është për ju! 😊

Programi “Teknologji Ushqimore” në Kolegjin Universitar Qiriazi përmban 3 profile, të cilat janë:

– “Teknologji e Produkteve Bimore”;

– “Teknologji e Produkteve Shtazore”;

“Teknologji e Pijeve dhe Ujit”.

Procesi akademik i këtij programi synon që studentët në fund të ciklit të studimit:

– Të kenë njohuri të nevojshme për formimin e tyre si profesionistë në fushën e teknologjisë ushqimore;

– Të kenë njohuri të thelluara praktike të teknologjive që lidhen me prodhimin, përpunimin, ruajtjen dhe tregtimin e produkteve ushqimore;

– Të kenë një bazë të qëndrueshme njohurish në zbatimin e procedurave të punës sipas kërkesave standarte të sistemeve të menaxhimit të cilësisë dhe sigurisë ushqimore;

– Të kenë njohuri të nevojshme mbi metodat e analizave të cilësisë së produkteve ushqimore dhe vlerësimin e karakteristikave të lëndëve të para të papërpunuara.

Ju mirëpresim! ☺️

📌Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni në:

🌐www.qiriazi.edu.al

📨 [email protected].

🌳linktr.ee/qiriazi

☎️+355 67 2000 874

📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë