Shqip
Shqip

Programi profesional “Kujdes Social dhe Shëndetësor” është cilësuar si një ndër më frytdhënësit për të ardhmen dhe kjo jo pa arsye.

Specialistët që do të formohen përmes këtij programi do të zotërojnë një sërë aftësish të cilat do t’ju hapin dyert në tregun e punës.

– Aftësi teorike dhe praktike të karakterit social e psikologjik, sidomos në fushën e komunikimit dhe psikologjisë së punës me të sëmurë të moshave të ndryshme, me persona me aftësi të veçanta si dhe me ata të moshës së tretë;

– Aftësi për organizimin dhe funksionimin e qendrave të shërbimit shëndetësor dhe social si dhe të afrimit të këtij shërbimi për qytetarët;

– Aftësi teorike dhe praktike mbi shkencat shëndetësore dhe infermieristike të aplikuara, sidomos anatominë, fiziologjinë, sëmundjet kryesore të sistemeve të ndryshme të organeve, terapinë dhe kujdesin gjatë realizimit të saj, si dhe gjatë periudhës së rehablitimit të të sëmurëve.

Ju mirëpresim! ☺️

📌Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni në:

🌐www.qiriazi.edu.al

📨 [email protected]

🌳linktr.ee/qiriazi

☎️+355 67 2000 874

📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029