Programi Erasmus+ u ofron studentëve tanë mundësinë të studiojnë në universitete europiane, të krijojnë lidhje të reja profesionale dhe të përjetojnë një kulturë akademike ndryshe nga e përditshmja.
Përvoja e tyre nuk është vetëm akademike, është personale, motivuese dhe transformuese!
Në Kolegjin Universitar Qiriazi, ne mbështesim çdo student që të zgjerojë horizontet e tij. Erasmus+ është një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë. 
