Studentët tanë të cilët zgjedhin programin Bachelor në “Edukim Fizik dhe Sporte” do të fitojnë njohuri shkencore dhe aftësi profesionale, në fushën e edukimit fizik, shëndetit dhe sporteve, përmes kurrikulave të një niveli bashkëkohor. ![]()
Gjithë procesi akademik udhëhiqet dhe synon që studentët në fund të ciklit të studimit:
-Të përgatiten si specialistë të fushës së edukimit fizik, sportit e shëndetit me njohuri bazë shkencore dhe profesionale në mbështetje të “tregut” sportiv;
-Të përgatiten si specialistë të aftë e kompetentë për të punuar me fëmijët e moshave dhe të rinjtë që dëshirojnë të stërviten sistematikisht në terrene të ndryshme sportive, në sektorin privat dhe publik;
-Të përgatisë dhe formojë specialistë të aftë të kryejnë role të rëndësishme në subjektet publike dhe private, që lidhen me sektorin e edukimit dhe sportit.
Ju mirëpresim! ![]()
Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni në:
+355 67 2000 874
Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029
