Ka një moment në karrierë kur nuk mjafton vetëm diploma bazë.
Duhet specializim, thellim njohurish dhe një hap tjetër profesional.
Programet Master Shkencor në Kolegjin Universitar Qiriazi janë ndërtuar për studentë dhe profesionistë që duan të rriten profesionalisht dhe të ndërtojnë një profil më të avancuar në tregun e punës.
Përmes një formimi akademik serioz dhe orientimit profesional, studentët përgatiten për më shumë përgjegjësi, më shumë mundësi dhe një nivel tjetër zhvillimi në karrierë.

