Universiteti Qiriazi falë bashkëpunimit të vazhdueshëm me biznese dhe kompani të njohura në fushën e Hoteleri- Turizmit, ju ofron studentëve mundësi për praktika profesionale dhe punësimi gjatë dhe pas mbarimit të studimeve.
Edhe këtë radhë studentët tanë ishin të ftuar në ambjentet e “Melia’ Resort” në Gjirin e Lalzit, resort i ri prestigjoz dhe Sol Tropikal pjesë e Melia’ Resort në Durrës, për tu njohur me vendet vakante të punës posaçërisht për studentët e diplomuar në profilin 2 vjeçar Hoteleri-Turizëm dhe për studentët që vazhdojnë studimet në këtë profil. Gjithashtu me shumë interes u trajtuan studentët në bachelor të degës “Menaxhim Hoteleri-Turizëm” për t’iu siguruar kontrata pune sezonale.
Të dedikuar në çdo moment për të kompletuar studentët tanë profesionalisht të gatshëm për të përballuar tregun e punës kryesisht në Shqipëri dhe më gjërë, puna jonë nuk ndalet veç në formimin akademik, por vazhdon deri në fazën finale që është punësimi i tyre në struktura hoteliere prestigjioze me standarde të larta.
Ju urojmë suksese studentëve tanë!
#universitetiqiriazi #hotel #university #student #staff #manager
