Shqip
Shqip

Praktikë mësimore në fabrikën e Birrës Stela

👨‍🔬👩‍🔬 Studentët e programit të studimit “Teknologji Ushqimore” vizituan nga afër ambjentet e fabrikës së Birrës Stela. 🍺

Studentët e Universitetit Qiriazi patën mundësinë për t’u bërë dëshmitar të procesit teknologjik të prodhimit të birrës. 🏭🍻

Së pari, mësuan për përzgjedhjen e kujdesshme të përbërësve. Nga malti i elbit, te uji më i pastër, çdo element luan një rol vendimtar në krijimin e asaj pije perfekte. 🌾🌿

Saktësia dhe ekspertiza e kërkuar për të arritur shijet dhe aromat e dëshiruara ishin vërtet mahnitëse. 🍺

Më pas u njohem me procesin e fermentimi, momenti magjik kur majaja bën magjinë e saj, duke i kthyer sheqernat në alkool dhe duke prodhuar ato shije të shijshme që të gjithë i njohim dhe i duam.

Sigurisht, mesuam edhe për masat e kontrollit të cilësisë dhe rëndësinë e ruajtjes së konsistencës në cdo grumbull birre.

Një Gëzuar për fabriken e birrës Stela dhe stafin e jashtëzakonshëm pas saj. 🍺@birra.stela

Galeria